Ronaldo, kushton 6 herë më shumë se gjithë kombëtarja shqiptare

Edhe pse Cristiano Ronaldo është futbollisti më i shtrenjtë në botë së bashku me Mesin, që sipas “transfermarkt”, vlera aktuale e tij në treg kap plot 120 milionë euro, mbrëmë ai nuk tregoi vlerat e repertorit të tij special.

Dhe nëse krahasojmë vlerën e tij me atë të të gjithë formacionit kuqezi, Cristiano Ronaldo vlen 6 herë më shumë.

Duke u bazuar në formacionin e fundit që luajti në Danimarkë (Hysaj i dëmtuar, vlen 4.5 milionë euro), vlera e 11 futbollistëve shqiptarë në total shkon jo më shumë se 20 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Futbollisti më i kushtueshëm i Kombëtares shqiptare është Shkëlzen Gashi, që vlen 5.5 milionë euro, i dyti Elseid Hysaj me 4.5 dhe i treti Etrit Berisha me 3 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu, edhe pse Portugalia mbrëmë fitoi, lojtari më i mirë i botës, nuk e bëri dot diferencën ndaj shqiptarëve. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?