Ronaldo merr rreze dielli në izolim, Georgina del në dyqane (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo prej disa ditësh është në vetëizolim në Madeira, teksa po qëndron larg skuadrës pas shpërthimit të koronavirusit. Sulmuesit po rigjen kohën e munguar me katër fëmijët dhe të fejuarën Georgina Rodriguez.

Portugezi ndodhet në vendin e tij të lindjes edhe për shkak të së ëmës e cila disa ditë më parë ishte në spital. Së fundmi Ronaldo është kapur thuajse nudo duke marrë rreze dielli, ndërkohë që partnerja e tij ka shkuar në dyqane për të blerë gjërat e nevojshme. /R.Lika-Koha Jone/

 Ronaldo, 35, është rikthyer në Madeira të tij të lindjes për të qenë afër me familjen e tij

 Ishulli i Madeira është goditur nga dy tërmete në dy javët e fundit

SHKARKO APP