Ronaldo, Mesi e Neuer në pritje, sot shpallet fituesi i Topit të Artë
Cristiano Ronaldo, Lionel Messi ose Manuel Neuer do të shpallet sot fitues i trofeut të “Topit të Artë 2014”. Lojtari më i mirë i vitit 2014 në botë, do të bëhet publik sot pasdite (ora 18.30) në një ceremoni gala, që do të zhvillohet në Zurih. FIFA dhe “France Football” e kanë përzgjedhur fituesin dhe pritet vetëm që ai të bëhet publik. Goli më i bukur i vitit do të përzgjidhet mes Robin van Persi dhe të James Rodriguez, mes golave që ata shënuan në finalet e Kupës së Botës, Brazil 2014. Nadine Kessler e Gjermanisë, Marta e Brazilit dhe Abby Qambach e SHBA-së do të garojnë për lojtaren më të mirë femër të vitit. Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ai i Gjermanisë, Joachim Low dhe i Atletico Madrid, Diego Simeone, janë nominuar për trajnerin e vitit. Mbi të gjithë vlen “Topi i Artë”. Fakti se konkurrojnë lojtarë si Ronaldo e Messi, do të thotë se ai do të zbulohet vetëm gjatë pasdites së sotme. Edhe portieri Neuer, i cili fitoi trofeun e Kupës së Botës me Gjermaninë nuk përjashtohet si mundësi për të triumfuar këtë vit.
KOHA JONË SONDAZH

