Ronaldo nis pas pak Botërorin, ja formacioni zyrtar i Portugalisë
Nga ora 19:00, Portugalia do të zhvillojë ndeshjen e saj të parë në Kupën e Botës, përballë Republikës Demokratike të Kongos.
Trajneri Roberto Martinez ka surprizuar disi me zgjedhjet e tij, duke lënë në stol dy mbrojtësit e njohur Ruben Dias dhe Gonçalo Inácio. Në qendër të mbrojtjes nga minuta e parë do të luajnë Araujo dhe Renato Veiga.
Ndryshime ka edhe në repartin ofensiv, ku Rafael Leão dhe Francisco Conceição nuk janë titullarë. Vendin e tyre në treshen mbështetëse pas Cristiano Ronaldos e merr Pedro Neto.
Nga ana tjetër, trajneri i Kongos, Sébastien Desabre, ka zgjedhur një skemë 5-3-2, e cila gjatë lojës mund të shndërrohet në 3-5-2. Në sulm do të mbështetet te dyshja Bakambu-Wissa.
Formacionet zyrtare
Portugalia (4-2-3-1):
Diogo Costa; Cancelo, Araujo, Renato Veiga, Nuno Mendes; João Neves, Vitinha; Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Pedro Neto; Cristiano Ronaldo.
Trajner: Roberto Martinez.
Republika Demokratike e Kongos (5-3-2):
Mpasi; Wan-Bissaka, Kapuadi, Tuanzebe, Mbemba, Masuaku; Mukau, Moutoussamy, Kayembe; Bakambu, Wissa.
Trajner: Sébastien Desabre.
KOHA JONË SONDAZH

