Ronaldo nuk di të ndalet: Ëndrra ime është të fitoj Botërorin me Portugalinë!

Ronaldo mbylli Europianin me zero gola të shënuar. Sipas mediave angleze, CR7 ka vendosur një objektiv të ri, synon të jetë pjesë e Portugalisë edhe në Botërorin e ardhshëm, në 2026, pavarësisht se në atë moshë do të jetë 41 vjeç.

Për t’i arritur këtij qëllimi, Ronaldo ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me Al Nassr edhe për një tjetër vit, kontrata aktuale përfundon në 2025, por me një kusht: Ronaldo kërkon nga klubi saudit garanci sportive, të jetë në qendër të projektit, në mënyrë që të shkojë në Botërorin e tij të fundit në kushte sa më të mira fizike.

“Ëndrra ime është të fitojë me Botërorin me Portugalinë”, kështu u shpreh Ronaldo gjatë një interviste në Katar. Kjo është mbase mundësia e fundit për të për të realizuar këtë ëndërr.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ronaldo mbylli sezonin e tij të fundit më Al Nassr me 44 gola dhe 13 asiste në 45 ndeshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?