Ronaldo: Nuk largohem pa 1000 gola në karrierë
Cristiano Ronaldo ka shprehur qartë ambicien e tij për të mos u larguar nga futbolli aktiv pa arritur shifrën e 1000 golave në karrierë. Ylli portugez theksoi se, pavarësisht vështirësisë për të luajtur në moshën e tij, futbolli mbetet pasioni i tij i madh.
Ai shtoi se vendndodhja, qoftë në Lindjen e Mesme apo në Evropë, nuk ka rëndësi për të. Objektivi i tij kryesor është shënimi i golave dhe arritja e kësaj kuote historike. Aktualisht, 40-vjeçari ka realizuar 956 gola.
KOHA JONË SONDAZH

