Ronaldo: Nuk më intereson ç’thonë të tjerët, jam legjendë

 

Cristiano Ronaldo, në një intervistë për BBC-në, thotë se është ai “lojtari më i mirë në botë” dhe rrjedhimisht ndër më të mirët në histori.

“Nuk mendoj se është e nevojshme ta them që jam pjesë e historisë së futbollit, jam legjendë. Numrat tregojnë gjithçka,” – shprehet Ronaldo. Ai thotë se është aq lart sa: – “Do të jetë e vështirë të përmirësohem edhe më. Dua vetëm të qëndroj në këtë nivel sepse kjo është një nga gjërat më të vështira për t’u bërë. Në mendjen time jam gjithherë më i miri. Nuk më intereson çka thonë njerëzit. Për veten time, jo vetëm këtë vit, por secilin vit, unë jam më i miri”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ronaldo ka shënuar 326 gola në 314 paraqitje për Real Madrid.

Swiss Digital Mobile Reklama

Asi portugez është i kënaqur me “Los Blancos”, por ende është i paqartë për të ardhmen e tij.

“Siç e kam thënë disa herë, e ardhmja është e panjohur. Për momentin jam i kënaqur në Madrid, por të ardhmes nuk i dihet. Jam i lumtur sepse në fushë jam brilant. Kjo është arsyeja pse njerëzit tregojnë interes për mua,” – thekson tre herë fitues i Topit të Arta, aq sa edhe legjenda si Krojf, Van Basten e Platini. Vetëm rivali i tij Leo Messi ka fituar katër herë trofeun e “Topit të Artë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?