Ronaldo shokohet nga refuzimi i një vajze, i dashuri i saj tifoz i Realit
Ylli i futbollit botëror Cristiano Ronaldo mund të ketë joshur modele e vajza nga më bukurat në planet, por ka mbetur i “shokuar” së fundmi, kur një modele australiane e ka refuzuar atë ndërkohë që ka qenë i pranishëm në turin australian të Down Under.
Ronaldo i ka kërkuar modeles t’i dërgojë disa selfie dhe më pas të linin një takim së bashku, por Aline Lima nga Melbourne, nuk ka preferuar të shkëmbejë foto. Ajo i është përgjigjur: “Unë kam të dashur dhe nuk do ishte aspak mirë të bëja një veprim të tillë që mund ta lëndojë atë”.
Komunikimi mes të dyve ka nisur kohë më parë kur Lima i ka shkruar në Instagram Ronaldos, për ta pyetur nëse ka marrë ndonjë letër nga i dashuri i saj Alex, duke qenë se ishte fans i flaktë i Real Madrid.
KOHA JONË SONDAZH

