Ronaldo shpëton nga humbja Juven në derbin e Torinos (VIDEO)
Juventus nuk ka mundur që të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në derbin ndaj Torinos. Në “Allianz Stadium” bardhezinjtë dominojnë në lojë, por do të ndëshkoheshin shumë shpejt nga një gabim i tyre.
Në minutën e 17-të një përgjumje e Pjanic shfrytëzohet më së miri nga Sasa Lukic, i cili i rrëmben topin dhe më pas e dërgon me lehtësi në rrjetë. Bardhezinjtë kërkojnë në çdo mënyrë golin e barazimit, por nuk do të arrinin që të shfrytëzonin rastet e krijua në portën kundërshtare.
Ronaldo dhe Matuidi i afrohen golit të barazimit në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë, ekipi i Allegrit shton presionin, por do të shënonin vetëm 6 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Spinazzola kroson mjaft mirë nga krahu i majtë për Cristiano Ronaldon, i cili me një hedhje të bukur arrin që ta dërgojë topin në trekëndësh. Ky ishte goli i 601 në karrierë për klube për Cristiano Ronaldon, një më shumë se Messi, ndërkohë që këtë sezon ka shënuar 21 gola. /R.Lika-Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

