Ronaldo sikur nuk po na llogarit fare, para udhëtimit në Elbasan (Foto)
Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij të kombëtares portugeze po përgatiten në harmoni të plotë para dy ndeshjeve të radhës.
Portugalia do të luajë një miqësore me Francën këtë të premte kurse ndeshja eliminatore me Shqipërinë, do të luhet të martën.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 7 shtator, në “Elbasan Arena” dhe është e vlefshme për Euro 2016.
Shqipëria do të luajë nesër ndaj Danimarkës në Kopenhagën dhe rikthehet për përballjen e dytë me Portugalinë e Ronaldos, në Elbasan.
Portugalia kryeson aktualisht Grupin I me 12 pikë dhe Shqipëria ka 10 pikë, aq sa Danimarka. Por megjithatë Shqipëria e fitoi ndeshjen e parë me Portugalinë, kur Ronaldo nuk ishte në fushë.
Prania e tij në Elbasan kësaj here, do të ndryshojë gjë për portugezët. Ronaldo duket se e ka marrë më te qeshur. Por le të shohim….
KOHA JONË SONDAZH

