Ronaldo “thyen” karantinën, takohet me trajnerin Solskjaer
Cristiano Ronaldo më në fund ka mbërritur në zyrat e Manchester United, për herë të parë që nga transferimi nga skuadra e Juventusit. Ylli portugez ka dalë nga karantina 5 ditore që pas kthimit nga Portugalia duke iu bashkuar pjesës tjetër të skuadrës.
Në rrjetet sociale janë postuar disa fotografi nga takimit i parë i Ronaldos me trajnerin Solskjaer, teksa të dy duken të gëzuar. Shumë vite më parë ata kanë qenë së bashku në fushën e lojës, duke formuar dyshen e sulmit.
Tashmë portugezi mund të bëjë edhe debutimin në fundjavë në duelin ndaj Newcastle.