Rooney: Trajneri i ri i Anglisë duhet të jetë anglez

Teksa përfaqësuesja e Anglisë është në kërkim të trajnerit të ri pas dorëheqjes së Roy Hodgsonit, kapiteni i ‘Tre Luanëve’, Wayne Rooney preferon që menaxheri i ri të jetë anglez.

“Sigurisht, do të ishte mirë nëse ai është anglez, por ai duhet të jetë njeriu i duhur për këtë punë. Ai duhet të ketë kredencialet dhe aftësinë për të bërë punë”, ka thënë Rooney.

“Nëse ai është anglez ose dikush tjetër duhet do të presim dhe të shohim”, ka theksuar ikona e Manchester Unitedit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave britanike, Anglinë ka gjasa ta marrë trajneri aktual i ekipit U21, Gareth Southgate.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kurse, kandidat për këtë post mbetet edhe trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?