Nico Rosberg me Mercedes regjistroi kohën më të shpejtë të sesionit të parë të provave të lira të Çmimit të Madh të Malajzisë, e dyta e këtij sezoni në Formula 1, me dy njëvendëshet Ferrari në vend të dytë dhe të tretë. Kimi Raikkonen regjistroi një kohë vetëm 3 të dhjetat më të ngadaltë, ndërsa Vettel më shumë se 8. Ferrari është përmirësuar shumë dhe në këto momente janë ekipi i dytë më i mirë, megjithatë duhet parë edhe si do të zhvillohet Williams-i në këtë pistë me pjesë të drejta shumë të gjata. Fernando Alonso përfundoi në vendin e 14-të, ndërsa kampioni në fuqi, Lewis Hamilton, nuk regjistroi kohë pasi pati probleme me motorin.
Rezultatet e plota të provave të para të lira:
1. Nico Rosberg (Mercedes) 1:40:124
2. Kimi Raikkonen (Ferrari) 1:40:497
3. Sebastian Vettel (Ferrari) 1:40:985
4. Romain Grosjean (Lotus) 1:41:543
5. Carlos Sainz (Toro Rosso) 1:41:596
6. Daniel Ricciardo (Red Bull) 1:41:787
7. Max Verstappen (Toro Rosso) 1:41:803
8. Valtteri Bottas (Williams) 1:41:882
9. Daniil Kvyat (Red Bull) 1:42:055
10. Marcus Ericsson (Sauber) 1:42:064
11. Felipe Massa (Williams) 1:42:103
12. Pastor Maldonado (Lotus) 1:42:567
13. Raffaele Marciello (Sauber) 1:42:621
14. Fernando Alonso (McLaren/Honda) 1:42:885
15. Nico Hulkenberg (Force India) 1:42:893
16. Sergio Perez (Force India) 1:43:054
17. Jenson Button (McLaren/Honda) 1:43:100
18. Will Stevens (Marussia) 1:46:686
19. Roberto Merhi (Marussia) 1:47:683
20. Lewis Hamilton Mercedes (pa kohë)