FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrahmani nuk mjafton, Juventus dhe Milani do të luajnë në Champions (VIDEO)

Juventus dhe Milan janë kualifikuar për në Champions League për në sezonin e ardhshëm.  Milani fitoi 0-2 transfertën e vështirë ndaj Atalantës, me dy penallti të shndërruara në gol nga Kessie. Kuqezinjtë luajtën një ndeshje të mirë dhe nuk e vunë asnjëherë në dyshim rezultatin.

Juventusi fitoi 1-4 ndeshjen përballë vendasve të Bolognas dhe sytë ishin në një tjetër takim atë të Napolit. Napoletanët bënë një hap fals që rrëzoi poshtë një sezon të tërë pasi barazuan në shtëpi 1-1 përballë Veronës që nuk luante për asnjë gjë.

Ndonëse kaluan të parët në avantazh me një gol të Rrahmanit, vendasit nuk arritën të ruajnë epërsinë. Tashmë Seria A e mbylli këtë sezon me Interin kampion dhe Milanin, Juventusin dhe Atalantën që do të përfaqësojnë Italinë në kompeticionin më të rëndësishëm europian.

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?