Rrahmani: T’i tregojmë botës se jemi të fortë për çdo kundërshtar

Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është shprehur i motivuar për ndeshjen e së dielës kundër Anglisë, përkundër që Dardanët s’mund ta sigurojnë më kualifikimin në EURO 2020 përmes Grupit A.

 

Kosova do ta presë nesër në orën 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë Kombëtaren e Anglisë, për ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.

Kjo ndeshje nuk do të ketë më asnjë vlerë për Kosovën pas humbjes së “Dardanëve” në Republikën Çeke. Rrahmani është shumë i motivuar para ndeshjes ndaj “Tre Luanëve”.

“Pa mundësinë për kualifikim, por me kokën lart për ndeshjen e nesërme, së bashku për t’i treguar botës që jemi të fortë për çdo kundërshtar, sidomos në shtëpinë tonë”, ka shkruar Rrahmani në profilin e tij në Instagram.

SHKARKO APP