Rraklli: Brojën nuk e kemi shfrytëzuar 100%. Ekipi mund të fitojë ndaj Polonisë dhe Çekisë
Ish-sulmuesi i kombëtares, Altin Rraklli ka komentuar shortin e kualifikueseve të “Euro 2024”, Armando Brojën dhe trajnerin Edy Reja. Për të Shqipëria i ka cilësitë për të mundur Poloninë dhe Republikën Çeke.
”Duhet të bëhen shumë faktorë bashkë. Cilësinë e kemi, ashtu siç e kanë edhe kundërshtarët, megjithatë në futbollin modern luajnë rol shumë faktorë. Duhet të kemi mobilizim perfekt, të gëzojmë formë shumë të mirë dhe të japim maksimumin për të mundur Poloninë apo Republikën Çeke në një ditë të caktuar”.
Nga ana tjerët, sa i përket talenteve në kombëtare, Rraklli tha se duhet ta shfrytëzojmë më shumë Armando Brojën.
“Nuk e kemi shfrytëzuar Brojën 100%. Ne duhet ta shfrytëzojmë talentin e tij si skuadër dhe ta përgatisim atë që të luajë për ekipin. Si Broja, ka edhe shumë të tjerë, si Bare apo Kumbulla. Duhen rritur në skuadër që të mendojnë se skuadra duhet të fitojë, jo individi”.
KOHA JONË SONDAZH

