Rrëfehet Tare: Telefonata nga Milani, dita më e bukur e jetës sime!

Igli Tare ka rrëfyer lidhjen e tij të veçantë me Milanin dhe objektivat e klubit në një intervistë për DAZN. Drejtori sportiv i kuqezinjve theksoi se marrëdhënia e tij me Milanin ka qenë e fortë që në fillimet e karrierës.

“Debutimi im në Serie A erdhi në një Brescia-Milan, dopieta ime e parë ishte kundër Milanit dhe edhe lindja e fëmijës tim të parë përkoi me një Milan-Bologna. Ka pasur gjithmonë një lidhje të fortë”, u shpreh Tare.

Ai vuri në dukje ndryshimet mes eksperiencës te Lazio dhe Milanit: “Është një hap i madh. Me emrin Milan është më e lehtë të bindësh lojtarët, për shkak të historisë dhe mundësive financiare. Kur erdhi telefonata nga Milani, ishte një nga ditët më të bukura të jetës sime”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me trajnerin Massimiliano Allegri, Tare u shpreh se zgjedhja ishte e menduar mirë: “Kemi një raport shumë të mirë. Është inteligjent dhe di të menaxhojë një skuadër të madhe. Historia e tij me Milanin dhe përvoja e tij ishin vendimtare”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke folur për skuadrën, Tare pranoi vështirësitë në repartin ofensiv, kryesisht për shkak të problemeve fizike të lojtarëve, por theksoi se objektivi mbetet i qartë: “Të synosh titullin është detyrim për ne”.

Ai komentoi edhe për Luka Modrić, duke zbuluar se mesfushori ka qenë tifoz i Milanit që i vogël: “Kishte oferta të tjera, por zgjodhi të realizojë ëndrrën. Prania e tij ka ndikim të madh në mentalitetin e skuadrës dhe besoj se mund të qëndrojë edhe në të ardhmen”.

Tare përfundoi duke theksuar se të qenit pjesë e Milanit kërkon të lësh gjurmë dhe të kontribuosh në historinë e klubit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?