Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rrëfimi i Strakoshës: Krenar që jam shqiptar, dridhem nga emocionet kur mendoj se …

Sporti E enjte, 14 Nëntor 2019 14:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Nga babai tek i biri. Ashtu si në historinë e Lazios. Tashmë do të jetë radha e Thomas Strakoshës, i cili të dielën do të mbrojë portën e Shqipërisë në mbrëmjen e së dielës, një natë historike për kuqezinjtë, që do kenë përballë Francën kampione bote, por edhe në inaugurimin e stadiumit të ri, i ringritur nga rrënojat e “Qemal Stafës”. Të njëjtën gjë ka bërë edhe babai i tij, në vitin 2004, duke mundur kampionët e Europës në atë kohë, Greqinë”, kështu e nis shkrimin “Corriere dello Sport” duke ju referuar një interviste speciale që ka bërë me gardianin e Lazios.

Përshëndetje Thomas, çfarë ndjenjash do të përjetosh mes shtyllave, në stadiumin e ri të Tiranës?

Do të presim kampionët e Bots, Francën. Të luash kundër një ekipi kaq të fortë do të thotë të testosh veten dhe të përpiqesh të bësh një performancë të shkëlqyer. Një motiv tjetër është përurimi i stadiumit të ri. I bukur, modern, i saporinovuar. Maksimumi për një futbollist. Dhe, nëse mendoj se babai im ka luajtur në stadiumin e vjetër, do të jetoj një emocion të veçantë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duke menduar babanë tuaj, portierin e Shqipërisë në stadiumin e vjetër, çfarë imazhi ju kujtohet?

Ndodh që koha fluturon…, janë emocione të bukura. Ndeshjen e tij të lamtumirës me Shqipërinë isha në stadium me familjen. Nëse mendoj se jam bërë profesionist dhe tani mbroj portën e ekipit kombëtar, në të njëjtin stadium të rikonstruktuar në Tiranë, dridhem nga emocionet. Ishte viti 2004. Shqipëria fitoi 2-1 kundër Greqisë, që sapo ishte shpallur kampione Europe. Unë isha 10 vjeç. Tashmë e kisha vendosur që të bëhesha portier, pasi të rritesha. Në fund të lojës nuk hyra në fushë. Mamaja u sigurua që babai, së pari të festonte me ekipin, pastaj me familjen. Mbaj mend Brigelin, ish-trajnerin. Ai e kishte detyruar të vazhdonte të luante, nuk e linte të ndalonte. Babai im prej kohësh kishte dashur të tërhiqej.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të dielën babai juaj do të jetë në tribunë?

Po, e gjithë familja. Do të jetë një mbrëmje speciale, e çuditshme. E kundërta me atë që ka ndodhur. Më parë shkonim të gjithë për të, ndërkohë që tashmë, vijnë të gjithë për mua.

Mund t'ju interesojë

Maran: Ndaj Finlandës futemi për të shënuar, do të japim gjithçka në fushë!

Maran: Ndaj Finlandës futemi për të shënuar, do të japim gjithçka në fushë!

Para 14 orësh
Ismajli e thotë hapur: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar

Ismajli e thotë hapur: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar

Para 14 orësh
Pato kujton periudhën te Milani: Berlusconi më tha duhet të vish në shtëpinë time …!

Pato kujton periudhën te Milani: Berlusconi më tha duhet të vish në shtëpinë time …!

Para 15 orësh

Sa i rëndësishëm ka qenë në karrierën tënde?

Familja ka qenë vendimtare. Miliona fëmijë duan që të bëhen futbollistë, por pak e arrijnë. Njerëzit e mijë gjithmonë më kanë qëndruar pranë, më kanë dhënë këshilla. Babai im ka qenë gjithmonë pranë për të më dhënë këshilla. Kur isha 15 vjeç kuptoi që doja të bëhesha futbollistë dhe më ndihmoi që të përmirësoja teknikën.

Cilat janë disa nga këshillat që ua përsërit shpesh?

Më njeh mirë dhe e di që dua të përmirësohem. Më këshillon që të jem gjithmonë i përqendruar dhe që të bëj gjërat që më argëtojnë. Gjërat e tjera vijnë më pas.

Jeni rritur në Athinë, por ndiheni shumë shqiptarë

Për këtë gjë falënderoj familjen, për edukimin që më ka thënë që kur kam qenë fëmijë. Kurrë nuk duhet harruar origjina. Për familjen time, Shqipëria do të thotë shumë. E dua dhe e respektoj Greqinë, atje kam lindur, por ndihem shqiptar dhe krenar që jam. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Etiketat e lidhura

Portierithomas strakosha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 54 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 55 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 55 minutash

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 8 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 10 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 13 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 15 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 15 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.