Rrëfimi i Webb: Shpresoja që Ronaldo ta gabonte atë penallti (VIDEO)

“Thjesht doja që Cristiano Ronaldo ta humbiste atë penallti”. Ky është rrëfimi i Hoëard Webb, një ish-arbitër shumë i njohur ndërkombëtar, i cili vendosi që të tërhiqej pas Kupës së Botës në vitin 2014 nga gjykimi.

Episodi u zbuluar nga gjyqtari anglez, i cili i referohet një ndeshje në vitin 2009 mes Manchester United dhe Tottenham të luajtur në “Old Trafford”, ku Djajtë e Kuq luftonin për titullin së bashku me Liverpoolin. United po humbiste 2-0, me gola nga Bent dhe Modric, më pas u dha një penallti.

Pikërisht aksionin e penalltisë e ka kujtuar ish-arbitri i njohur: “Pash Carrick që të prekte fillimisht topin dhe më pas u pengua nga portieri Gomes. Mu duk një penallti e thjeshtë për t’u fërshëllyer. Pritja protestat e zakonshme që jepeshin pas penalltive, por shikimin e Gomez, nuk e prisja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pak sekonda mu vendosën kundër sikur kisha gabuar. Gjithsesi vijoja të mbajë vendimin, duke shpresuar se Ronaldo do ta humbiste atë penallti”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Portugezi ndërkohë arriti që të mposhtë portierin e Tottenham, dhe më pas Tottenham përmbysi rezultatin në 5-2, duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme për triumfin final në Premier League. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?