FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrëfimi unikal i Felipe Melos: E bënim me radhë për të kapur me shkelma Messin!

Felipe Melo njihet për karakterin e tij të veçantë, teksa shpesh herë është bërë protagonistë, duke u konfliktuar me futbollistët kundërshtarë. Në një intervistë të dhënë së fundmi intervistë për të përditshmen argjentinase Clarìn, ai ka folur për duelin me Lionel Messin.

“Messi është një lojtar unik. Kur luanim kundër tij, me Seleçaon, e bënim më fjalë që duhet ta kapnim me shkelma me radhë, që duhet të alternoheshim. Përndryshe ishte e vështirë. Një lojtar kështu nuk ka mënyrë tjetër ta markosh.

Mendoj se është më i miri i historisë. Nuk kam mundur të shoh të luajë Pele e nga Maradona kam vetëm një kujtim të largët në Itali 90. Këtu në Brazil thonë se Zico ishte më i miri nga të gjithë, por unë kam parë të luajë Messi dhe është i pabesueshëm. Edhe më i mirë se Cristiano Ronaldo, sepse ai mund të të bëjë 5 gola, por Leo i bën të shënojë edhe shokët e tij. Është më i kompletuar”, deklaroi Felipe Melo.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?