Rrëfimi i Robben: Mendova rikthimin në futboll, më “thërriste” topi
Arjen Robben, ish-futbollist i skuadrave të mëdha ne Europë si Chelsea, Real Madridit e Bayen në një komunikim në rrjetet sociale të klubit të tij të fundit (Bayern i Mynihut) e pranoi se i mungon shumë futbolli.
“Në fillim, futbolli nuk më mungonte fare, pastaj vjen një fazë e dytë kur ndihet thirrja e topit. Në atë pikë ka menduar se ndoshta do të më pëlqente të luaja edhe për pak kohë. Ndonjëherë i kam patur në kokë këto mendime.
Ndoshta kjo është një ndjenjë që si ish-sportist do ta kem gjithmonë brenda meje. Kur vendos të tërhiqesh, nuk të pret askush dhe ke nevojë për diçka për të cilën ia vlen të çohesh në mëngjes nga shtrati. Në rastin tim, janë fëmijët e mi. Për momentin nuk kam asnjë plan të veçantë”, deklaroi Robben.