Rregullat e De Biasit: Pas orës 23.00, asnjë lojtar në hollin e hotelit
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi duke parë forcën e kundërshtarëve në grup kërkon të përgatisë në maksimum repartin e mbrojtjes.
Ditën e fundit përgatitjet janë përqendruar pikërisht në mbrojtje për të përgatitur çdo ndeshje me detaj dhe në perfeksion.
Por për të arritur këtë, De Biasi për djemtë e Kombëtares ka vendosur edhe disa rregulla ku më strikte janë respektimet e orareve dhe tepria me ushqimin.
Urdhri i teknikut është që pas orës 23.00 të mbrëmjes asnjëri prej lojtarëve mos qarkullojë në hollin e hotelit.
Por lojtarët vazhdimisht janë ankuar se nuk punon interneti të cilin e shfrytëzojnë gjatë kohës për të folur me të afërmit e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

