Rregulli i ri, futbollistët e infektuar me Covid mund të luajnë edhe pas 10 ditësh
Futbollistët që kanë dalë pozitiv me Covid-19, mund të luajnë pas 10 ditësh nëse kanë antitrupa të imunoglobinës G (IgG). Kështu shkruhet në protokollin për sezonin e ri në futboll.
Të shumtë kanë qenë futbollistët e njohur që kanë dalë pozitv kohët e fundit si Neymar, Di Maria apo dhe Icardi. Ata mund të zbresin në fushë, edhe nëse testet e tyre kanë dalë pozitive.
Antitrupi IgG – që gjendet në qarkullimin e gjakut dhe lëngjet e tjera trupore – është antitrupi më i përqendruar te njerëzit dhe mbron nga infeksionet dhe viruset. Njohja për virusin vijon të bëhet ditë pas dite, teksa rregullat mund të ndryshojnë me kalimin e kohës.