Rritet defiçiti te Dortmundi, rrezikohet shitja e yjeve
Sezoni i Dortmundit është tepër zhgënjyes deri në këto momente dhe gjërat mund të marrin akoma për keq nëse skuadra nuk do të siguronte një vend në Champions League. Mungesa në një event të tillë do të kishte një impakt tmerrësisht negativ në bilancin e klubit që edhe tani po rritet për keq dhe defiçiti ka arritur në 80 mln Euro.
Shefi i klubit, Joachim Watzke për momentin po bën rezistencë kur e pyesin për të ardhmen e Haaland por shtypi gjerman shkruan se është e vetmja mundësi që klubi të ruajë balancat financiare duke shitur njërin mes norvegjezit dhe Jadon Sancho. Janë këta dy lojtarë që kanë oferta shumë të rëndësishme deri në 100 mln Euro ose edhe më shumë ndaj njëri prej tyre duhet të sakrifikohet verën e ardhshme për të shpëtuar nga një rritje e mëtejshme e situates financiare.
Për Haaland janë në garë dy gjigandët spanjollë, Real Madrid e Barça që tashmë kanë takuar edhe agjentin e bomberit ndërsa klube të tjera si PSG e Man. City janë më mbrapa kurse Sancho kryesisht ka oferta vetëm nga ekipet e Premier League si Man. United, Chelsea, Tottenham e Liverpool.