Rritet presioni ndaj Infantinos: Duhet të japë llogari nëse ka pasur telefonatë me Trump!

Polemikat rreth vendimit të FIFA-s për të shfuqizuar kartonin e kuq të sulmuesit amerikan Folarin Balogun po intensifikohen, ndërsa presioni ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, vazhdon të rritet.

Balogun u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e Shteteve të Bashkuara kundër Bosnjë-Hercegovinës, por falë një vendimi të organeve të FIFA-s, ai është lejuar të luajë në përballjen e 1/8-ave të Kupës së Botës ndaj Belgjikës. Ky vendim ka ngjallur reagime të shumta dhe ka hapur debat mbi transparencën e procesit.

Mes zërave që kërkojnë sqarime është edhe Federata Gjermane e Futbollit (DFB). Presidenti i saj, Bernd Neuendorf, i ka bërë thirrje FIFA-s të sqarojë raportimet sipas të cilave vendimi për pezullimin e kartonit të kuq të Balogun është paraprirë nga një bisedë telefonike mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Besueshmëria e FIFA-s është në rrezik”, deklaroi Neuendorf.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një deklaratë zyrtare, kreu i DFB-së kërkoi që FIFA të reagojë sa më shpejt ndaj këtyre raportimeve.

“FIFA duhet të sqarojë menjëherë lajmet që sugjerojnë se vendimi për të pezulluar kartonin e kuq të futbollistit amerikan Folarin Balogun është paraprirë nga një telefonatë mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino”, thuhet në deklaratë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?