Rritja e frikshme e rasteve me Covid, pezullohet kampionati çek
Kampionati çek i futbollit është i parë që ndërpritet për shkak të koronavirusit për këtë sezon. Numri i lartë i të infektuarve gjatë javëve të fundit bëri që autoritetet çeke të marrin vendimin drastik për lënien pezull të futbollit.
Skuadra e Spartës së Pragës është lejuar të zhvillojë sot ndeshjen e vlefshme për Europa League, atje ku do të presë francezët e Lilë.
Por ndeshjes e saj të ardhshme në shtëpi janë në dyshim nëse do të zhvillohen ose jo ndërsa sa i përket kampionatit vendas, situata do të vlerësohet vazhdimisht për të vendosur rikthimin e garës.