Rrugëtim rekordesh nga Sylvinho, ja statistikat e deritanishme nga kuqezinjtë

Shqipërisë sonte në mbrëmje i mjafton një pikë për të mbyllur Grupin E në krye, por ky është një përfundim që askush nuk e imagjinon, ndaj Ishujve Faroe është projektuar si një festë e madhe, një mundësi e shkëlqyer për të dhuruar një spektakël në fazën e avancuar. Nuk arritëm dot të kapim rekordin e Edy Reja-s me 18 pikë, por sërish kemi shansin të vendosim disa rekorde.

Në “Euro2016”, Shqipëria e De Biasit u kualifikua me 14 pikë, Sylvinho e ka arritur tashmë, por synon ta mbyll me 17 pikë, duke vendosur një rekord të ri. Kuqezinjtë nuk kanë arritur kurrë 5 fitore në një fushatë kualifikuesesh, ky është shansi ideal për ta bërë diçka të tillë. “Air Albania” mbetet pika më e fortë e Shqipërisë, 3 ndeshje 3 fitore në këtë fushatë, 4 nëse llogarisim edhe miqësoren me Bullgarinë.

Kjo është ndeshja e nëntë e Sylvinho-s në krye të Shqipërisë, trajneri vjen pas 7 ndeshjesh radhazi pa pësuar humbje. Ishujt Faroe janë sfida ideale për të përmirësuar edhe shifrat e tjera, për momentin jemi në kuotën e 12 golave të shënuar dhe katër të pësuar. Gjithsesi ajo që ka rëndësi për momentin është që ta mbyllim në krye për tu bërë pjesë e vazos së dytë në shortin e 2 dhjetorit në Gjermani.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?