Rudi Vata: De Biasi do na lërë pas “Euro 2016”

 

Rudi Vata është i bindur se trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, do të largohet nga pankina kuqezi pas Europianit të Francës.

Në një intervistë, ish-kapiteni i përfaqësueses ka pohuar se me siguri trajneri aktual ka për ta braktisur drejtimin e saj, pas "Euro 2016".

Swiss Digital Desktop Reklama

“Di të them se De Biasi do të largohet. Sepse e ka mbaruar misionin me arritjen në Europian dhe këtu përfundon gjithçka. De Biasi bëri dy edicione te Shqipëria, teksa u kritikua shumë në të parin dhe triumfoi në të dytin”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Tashmë ai do të kërkojë të marrë maksimumin nga Europiani dhe më pas të iki. Jam i bindur që De Biasi ka dy­tri alternativa të tjera, që i ka të gatshme dhe pas Europianit do të zgjedhë më të mirën për karrierën e tij”, ka deklaruar gjithashtu Vata.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?