Rudi Vata: De Biasi largohet pas Europianit
Rudi Vata është i bindur se trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, do të largohet nga pankina kuqezi pas Europianit të Francës. Në një intervistë për televizionin “Ora News” në, ish-kapiteni i përfaqësueses ka folur për çështjet më “të nxehta” të Kombëtares, duke nisur nga përzgjedhja e lojtarëve për Europianin “Francë 2016”, tek e ardhmja e italianit dhe deri te polemikat më të fundit të trajnerit
"Di të them se De Biazi do të largohet. Sepse e ka mbaruar misionin me arritjen në Europian dhe këtu përfundon gjithçka. De Biazi bëri dy edicione te Shqipëria, teksa u kritikua shumë në të parin dhe triumfoi në të dytin.
Tashmë ai do të kërkojë të marrë maksimumin nga Europiani dhe më pas të iki. Jam i bindur që De Biazi ka dy-tri alternativa të tjera, që i ka të gatshme dhe pas Europianit do të zgjedhë më të mirën për karrierën e tij", ka deklaruar Vata.
KOHA JONË SONDAZH

