Rudi Vata kërkesë zyrtare bashkisë për Vllazninë, si “shkes” i një koreano-jugori

Nëse kërkesa e biznesmenit Safet Gjici për të marrë Vllazninë, që mbeti thjesht në deklarata mediatike apo në dëshira personale, me fillimin e sezonit të ri vjen ajo e një biznesmeni koreano-jugor, që përfaqësohet nga ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata. Kjo kërkesë sot ka marrë formë zyrtare. Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Vllaznisë ka dorëzuar personalisht në Bashkinë Shkodër kërkesën për të marrë ekipin shkodran, ku një biznesmen nga Korea e Jugut, kërkon të investojë për skuadrën kuqeblu, kuptohet, për një afat fillimisht 5-vjeçar dhe ndoshta në të ardhmen, me ligjin e ri, edhe të jetë bashkëaksioner, ose të privatizojë klubin e Vllaznisë. Biznesmeni nga Koreja e Jugut është konsull nderi i vendit të tij në Skoci. Kujtojmë se Rudi Vata ka luajtur me Seltic për disa sezone dhe ka njohje të vjetra me biznesmenin në fjalë. 

Kërkesa tashmë është në dyert e bashkisë, por mbetet për t’u parë se si kryebashkiakja Voltana Ademi, sesi ajo do të veprojë. Më herët Ademi deklaroi se do të ftojë të gjithë biznesmenët shkodranë dhe pastaj do të shqyrtojë ofertat e ndryshme, që mund të vijnë nga bizmesmenë jo shkodranë ose të huaj. Së dyti, kërkesa duhet të miratohet në Këshillin Bashkiak Shkodër dhe nuk dihet se kur mund të kalohet për procedurë votimi, pasi primare janë shumë çështje të tjera.  Mundësia më e madhe që Rudi Vata me biznesmenin koreano-jugor të marrë Vllazninë, është muaji janar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?