Rudiger do të operohet, pritet të mbetet gjatë jashtë fushave

Nuk është një periudhë e lehtë për mbrojtësin gjerman Antonio Rüdiger. Pas një reagimi të dhunshëm ndaj gjyqtarit në humbjen e Real Madridit në “El Clasico” të Kupës së Mbretit, Rüdiger rrezikon një pezullim të gjatë për arsye disiplinore.
Por problemet për të nuk ndalen këtu. Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht se ish-lojtari i Romës ka pësuar një dëmtim në meniskun e jashtëm të gjurit të majtë dhe është operuar me sukses.
Ndërhyrja kirurgjikale është kryer nga mjeku Manuel Leyes nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të klubit spanjoll.
Në njoftimin e klubit thuhet: “Antonio Rüdiger është operuar sot për shkak të një këputjeje të meniskut të jashtëm të gjurit të majtë. Operacioni u krye nga doktori Manuel Leyes nën mbikëqyrjen e shërbimeve mjekësore të Real Madrid. Rüdiger do të nisë së shpejti fazën e rikuperimit.”
Mbrojtësi pritet të mungojë për disa javë, ndërsa pritet të marrë dhe një dënim prej disa javësh.