Rudiger i zemëruar pas humbjes: Ia falëm dy golat Bayernit!

Pas disfatës 2-1 në shtëpi ndaj Bayern Munich në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, në kampin e Real Madrid ka nisur analiza e thelluar e gabimeve.

Mbrojtësi gjerman Antonio Rüdiger nuk i kurseu kritikat ndaj skuadrës, duke theksuar se humbja erdhi kryesisht nga gabimet vetjake: “U kthyem në fushë dhe ata shënuan menjëherë. Mund të them se ua falëm të dy golat Bayernit. Duhet të bëjmë më mirë”, u shpreh ai, duke iu referuar mungesës së përqendrimit në mbrojtje.

Rüdiger nënvizoi gjithashtu një aspekt të rëndësishëm taktik që ishte diskutuar para ndeshjes: “Kishim folur që të mos humbnim topa, sepse në këtë nivel është shumë e rrezikshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, plani nuk u zbatua siç duhet, ndërsa edhe në fazën sulmuese madrilenët nuk arritën të ishin mjaftueshëm konkretë: “Duhej të gjuanim më shumë, por lojtari më i mirë i tyre ishte Manuel Neuer”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht rezultatit negativ, mbrojtësi i Realit mbetet optimist për ndeshjen e kthimit: “Kemi ende shpresë ta përmbysim rezultatin në Mynih”.

Sfida vendimtare do të zhvillohet më 15 prill në Allianz Arena, ku Real Madridi do të kërkojë një tjetër përmbysje evropiane për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?