Rudiger: Te Reali jam prej Ancelottit, refuzova dhe Barcelonën

Antonio Rudiger sot ka bërë prezantimin zyrtar te Real Madridi. Mbrojtësi gjerman doli para mediave i shoqëruar nga presidenti Florentino Perez.

“Është një nder i madh për mua që të jem pjesë e klubit më historik të futbollit. Përpara së gjithash dua të falënderoj prindërit e mi. Pa ndihmën e tyre nuk do të kisha mbërritur deri këtu.

Dua të falënderoj edhe presidentin Perez, i cili më dha mundësinë për të luajtur me këtë klub madhështor. Premtoj që do të jap gjithçka për Realin e Madridit. Dua të fitoj sa më shumë trofe të jetë e mundur

Kam folur direkt me Ancelotin në prill, ku ishte një moment shumë i rëndësishëm.Jam këtu edhe prej trajnerit. Konkurrenca? Është normale që të ketë kaq shumë lojtarë cilësorë në një klub si Reali. Unë jam entuziast dhe po pres me padurim momentin për të debutuar. Barcelona? Më kërkoi, por i thashë vëllait tim: Ose Realin, pse asnjë skuadër tjetër”, deklaroi Rudiger, i cili do të mbajë fanellën me numrin 22.

SHKARKO APP