FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rugani pozitiv para Interit? Juventus përgënjeshtron gjithçka

Juventusi ka përgënjeshtruar partneren e Daniele Ruganit, Michela Perisco duke bërë me dije se nuk janë të vërteta lajmet që mbrojtësi i bardhezinjëve është diagonstikuar pozitiv ndaj koronavirusit përpara derbit të Italisë Juve-Inter.

Në një intervistë e fejuara e Rugani, gazetarja sportive Michela Perisco ka deklaruar se ajo dhe partneri i saj e kishin bërë tamponin në datën 8 mars në mëngjes, disa orë para supersfidës Juve-Inter. Nëse kjo do të ishte e vërtetë atëherë Rugani i cili ishte në stolin e rezervave në atë takim ka rrezikuar të infektojë me koronavirus shokët e skuadrës.

Gjithsesi klubi bardhezi ka përgënjeshtruar gjithçka duke bërë me dije se Rugani e ka kryer testin në datën 11 mars dhe po atë ditë ka mësuar rezultatin që ka dalë pozitiv.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?