Rugani rrezikoi të infektonte gjithë ekipin, ishte pozitiv që para ndeshjes me Interin

Bashkëshortja e Daniele Ruganit, futbollisti i parë në Serie A që rezultoi pozitiv me koronavirus, ka deklaruar në intervistën e sotme se mbrojtësi shfaqi simptomat e para në datën 7 mars dhe iu nënshtrua tamponit në 8 mars, për të shkuar më pas në pankinë në sfidën ndaj Interit, që u luajt në “Allianz Stadium” me dyer të mbyllur dhe ku fitoi ekipi bardhezi 2-0.

Më datën 11 mars Juventusi e zyrtarizoi pozitiv rastin e Ruganit dhe që ishte asimptomatik. Por, Rugani atë mbrëmje në stol ishte i infektuar dhe kishte marrë koronavirusin, duke infektuar edhe Matuidi dhe Dybala-n.

SHKARKO APP