FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rummenigge kritikon transferimin e Woltemade: Stuttgarti gjeti një idiot që pagoi 75 milionë

Ish-presidenti i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge ka kritikuar ashpër çmimet marramendëse të merkatos evropiane, duke e marrë shembull transferimin e sulmuesit gjerman Nick Woltemade te Newcastle United.

Bavarezët kishin shfaqur interes këtë verë për 22-vjeçarin, por sipas Rummenigge, kërkesat e Stuttgartit ishin “krejtësisht joreale”. Në fund, Newcastle pranoi të paguante plot 75 milionë euro për kartonin e tij, një shumë që legjenda gjermane e cilësoi të tepruar.

“Jemi duke hyrë në dimensione të papranueshme. Nuk duhet t’i përmbushim çdo kërkesë. Përshëndes Stuttgartin që gjeti një idiot që pranoi të paguante kaq shumë për Woltemade”, deklaroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?