Rummenigge: Nuk kemi vendosur ende për të ardhmen e Perisic

Bayern Munich ka vendosur të mos ushtrojë të drejtën e blerjes së sulmuesit anësor kroat Ivan Perisic, por vetë kreu i klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge përgënjeshtroi këtë lajm. Në një intervistë për mediat italiane, ai deklaroi se klubi gjerman nuk ka vendosur ende për të ardhmen e kroatit dhe se do ta bëjë diçka të tillë në javët në vijim.

“Nuk kemi vendosur ende për të ushtruar apo jo të drejtën e blerjes së Ivan Perisic. Sulmuesi sapo është kthyer nga dëmtimi dhe po shohim si i ka ecur rikuperimi. Shumë shpejt do të marrim një vendim, por jam i qetë, pasi kemi marrëdhënie mjaft të mira si me Perisic e menaxherët e tij, ashtu edhe me Marottën, ndaj besoj se do gjejmë zgjidhjen më të mirë”, deklaroi drejtuesi i klubit gjerman.

Ivan Perisic u transferua te Bayerni i Mynihut verën e kaluar në një marrëveshje huazimi me të drejtë blerjeje nga Interi, për vlerën e 18 milionë eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?