Rummenigge: Sa herë kërkonim trajner, Klopp ishte i zënë!
Bayerni nuk ka të ngopur në Bundesligë edhe se po fiton prej 8 vitesh radhazi titullin kampion. Në Bavari mund edhe ti lejojnë vetes të thonë se, pavarësisht se kanë pasur në pankinë trajnerë të mëdhenj, kanë dashur të shohin në “Allianz Arena” edhe Jurgen Klopp. “Bild” përmes fjalëve të administratorit të klubit, Karl-Heinz Rummenigge, shpjegon se për kampionët e Gjermanisë situatat nuk e kanë lejuar këtë akord.
“Klopp e unë jemi takuar shpesh në Buhne 16 në Sylt. Kujtoj mirë verën e 2012: përfunduam të dytët në kampionat e ishim mundur në finale si në Champions ashtu dhe në Kupën e Gjermanisë, duke u mundur 2-5 nga Borussia Dortmund. Klopp po vraponte buzë detit e unë mendova: ‘Oh Zot i madh’. Bëri edhe një devijim që të më përshëndeste. Nuk e di nëse donte vetëm të më tallte apo kishte tjetër gjë në mendje. Por më shtrëngoi dorën dhe ishte shumë xhentil me mua e familjen time.
Sa herë kërkonim trajner, Klopp ishte nën kontratë. Sidoqoftë në vitet e fundit kemi qenë me fat me trajnerët: Heynckes, van Gaal e tani edhe Flick. E kam ditur gjithnjë që Jurgen ishte një ndër tre apo katër trajnerët më të mirë në Europë. U lumturova për të kur fitoi Champions League. Tani jam i gëzuar edhe që fitoi Premier League”, deklaroi Rummenigge.