Rusia fiton me një super gol të Miranchuk ndaj Finlandës (VIDEO)
Rusia merr fitoren e parë në “Euro 2020” dhe ndez shpresat për një kualifikim të mundshëm. Në Shën Petersburg skuadra e drejtuar nga Cherchesov fitoi minimalisht 1-0 kundër Finlandës. Finlandës u detyruan që të përjetonin sërish frikë, teksa një tjetër kundërshtarë i tyre doli me barelë nga fusha e lojës.
Në minutën e 23-të, Mario Ferandes pësoi një dëmtim horror në një dyluftim me kokë brenda zonës së Finlandës, teksa rënia e tij ishte e frikshme. Rusia ishte më konkrete në lojën e saj, teksa do të gjente golin e avantazhit dhe të fitores në shtesën e pjesës së parë. Aleksei Miranchuk me një veprim shumë të bukur brenda zonës, lëshon një të majtë të befasishme që përfundon në trekëndëshin e portës.
Finlanda reagon në fillimin e fraksionit të dytë, me Teemu Puki, i cili shpërdoroi shansin për të gjetur barazimin në minutën e 49-të. Sulmuesi finlandez edhe disa minuta më pas humbi një tjetër mundësi, por këtë herë u frenua nga Safonov. Rusia me këtë fitore minimale ngjitet momentalisht në vendin e dytë në Grupin B me 3 pikë. /Rozalb Lika-Koha Jone/