Ryanair tallet keq me Gattuson pas eliminimit të Lazios në Kupë

Debutimi i Gennaro Gattusos në stolin e Lazios nuk mund të kishte nisur më keq. Skuadra kryeqytetase u eliminua që në turin e parë të Kupës së Italisë, duke u mposhtur 0-2 nga Mantova, në një mbrëmje zhgënjyese për ekipin bardhekaltër dhe trajnerin e tij.

Pas humbjes, Gattuso u vu në qendër të kritikave nga tifozët e Lazios, ndërsa në rrjetet sociale nuk munguan as batutat. Një prej tyre erdhi nga profili zyrtar i Ryanair Italia, i cili vendosi të ironizojë trajnerin me një postim që mori menjëherë vëmendje.

“Gattuso, penso ti serva questo”, “Gattuso, mendoj se të duhet kjo” – shkroi kompania ajrore, duke e shoqëruar mesazhin me një dokument të titulluar “Kërkesë për punë/punësim”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mënyrë të qartë, postimi i referohej me humor situatës së krijuar pas eliminimit të Lazios, duke lënë të kuptohet se Gattusos mund t’i duhet të kërkojë një punë të re. Një thumbim i drejtpërdrejtë, në stilin tashmë të njohur të Ryanair në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për Gattuson, humbja ndaj Mantovas ishte një start veçanërisht i hidhur në aventurën e tij në stolin e Lazios. Trajneri italian duhet tani të reagojë shpejt për të rikthyer besimin e skuadrës dhe tifozëve, ndërsa batuta e Ryanair i ka dhënë edhe më shumë jehonë një debutimi që askush në ambientin bardhekaltër nuk do ta kishte imagjinuar në këtë mënyrë.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?