Sa kushton çdo lojtar i gjysmëfinaleve “Euro 2016”

Gjermania është skuadra më me vlerë e Europi anit në gjysmëfinale. Me 493 milionë paundë ose më shumë se 587,5 milionë euro “Panzerat” janë skuadra më e me vlerë në treg. Përballë dhe në vend të dytë është Franca.

Ekipi i drejtuar nga Deshamp dhe i udhëhequr nga Grizman është i dyti me rreth 414 milionë paundë ose 493 milionë euro. Më pas vjen ekipi portugez i cili ka Kristiano Ronaldon dhe kushton 300 milionë paund ose pak më shumë se 360 milionë euro. Faktikisht “pjesa e luanit” është për Ronaldon që kushton sa një e treta e gjithë ekipit. Edhe Uellsi modest nuk mbetet pas. 145 milionë paundë është vlera e skuadrës nga ku 95 milionë kushtojnë vetëm Bale dhe Ramsej.

Ky është vlerësimi më i fundit i “Transfermakt.de”, transmeton Shekulli. Faqja e specializuar bën një përditësim të vlerësimit të futbollistëve në merkato në prag të fundit të kompeticionit kontinental. Në radhët e Francës, futbollistët që kanë rritur ndjeshëm çmimin e tyre në treg janë finalisti i Championsit, Antoine Grizman, që sot vlen 70 milionë si dhe kampioni i Anglisë, N’golo Kante që falë mrekullisë me Leiçester sot vlen 25 milionë euro, në fakt futbollistët që vijnë me një ecuri pozitive nga rradhët e gjelave janë të shumtë duke përfshirë këtu, Koman, Antoni Martial, Dmitri Pajet, Hugo Loris ndërsa në rënie përsa i përket vlerës vijnë Patrice Evra dhe Olivier Zhiru. Tek Gjermania ka pafund lojtarë shumë të vlefshëm duke filluar që nga Myler e me radhë. Spanja i dha fund shumë herët Evropianit, pasi u eliminua nga Italia në të tetën e finales. Mirëpo, “Furia e Kuqe” ka lënë gjurmë në “Euro 2016”. Në fakt, ekipi i Vinsente del Boske është vlerësuar si më i shtrenjti, me 592 milionë euro. Ndërkaq, vendi i dytë i takon Gjermanisë së Shkodran Mustafit, e cila kushton 587 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Top 5 hyjnë edhe Franca me 487 milionë, Anglia me 477 milionë dhe Belgjika me 468 milionë. E Zvicra e shqiptarëve tani kushton 174,85 milionë euro, duke u renditur në vendin e 11-të. Shqipëria – Studimi i “Transfermarkt” evidenton se shumë prej futbollistëve të grumbulluar nga De Biasi vijnë “në rritje” në Europian, pavarësisht se si vlerë nuk mund të krahasohen me yjet e Francës. Sipas faqes së specializuar që llogarit vlerën e kartonit të lojtarëve, “Transfermarkt”, tashmë kuqezinjtë vlejnë 46,15 mln euro. Një rritje prej 15 për qind të vlerës së përgjithshme të skuadrës, që në startin e Euro 2016 vlerësohej 40,88 mln euro. Në atë moment Shqipëria pozicionohej e 22- ta në renditjen speciale të 24 skuadrave pjesëmarrëse në “Francë-2016”, duke lënë pas vetëm Irlandën e Veriut dhe Hungarinë. Lojtari që kushton më tepër nga kuqezinjtë mbetet mbrojtësi Elseid Hysaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përpara Europianit, mbrojtësi i Napolit vlerësohej 9 milionë euro, ndërsa tashmë çmimi i tij ka shkruar në plot 12 mln euro, me një trend në rritje të vazhdueshme, aq sa nuk kanë munguar ofertat për të nga shumë klube të njohura, përfshi dhe Barcelonën që ka shfaqur interesim kohët e fundit për shkodranin e Napolit. Rritje kanë edhe vlera e Abrashit, që tashmë kushton 2,5 mln euro, ndërsa çmimi i Ledian Memushajt është dyfishuar dhe vlonjati tani kushton 2 mln euro në merkato. Rritje të çmimit të kartonit ka edhe për Mërgim Mavraj-n, 1,75 mln euro, Arlind Ajetin që vlerësohet 1,5 mln euro, Ermir Lenjanin 1,25 mln euro dhe Sokol Cikalleshin 2,8 mln euro. E pandryshuar vlera e Etrit Berishës dhe Taulant Xhakës që kushtojnë 4 mln euro, ndërsa rënie të çmimit ka vetëm për portierin 38-vjeçar Orges Shehi dhe Odise Roshin, me çmimin e mesfushorit të Rijekës që ka zbritur në 350 mijë euro. Pas paraqitjeve të mira në Francë, të vlerësuara nga i gjithë opinioni në kontinent, vlera e 23 kuqezinjve pritet që të vazhdojnë rritjen, edhe sepse merkato e verës sapo ka nisur dhe interesimi për futbollistët e kombëtares që tani është shumë i madh.

Shkurt

1- UEFA mbrojtje. Në mënyrë surprizë në zbulon më të mirët në krye të më të mirëve nuk është një italian nga BBC-ja. I përzgjedhuri është një portugez. Më saktë ylli i Realit të Madridit Pepe. Në vendin e dytë janë dyshja e Italisë, Xhiorxhio Kielini dhe Leonardo Bunuçi, të cilët tashmë janë eliminuar nga Euro, pasi humbjes në penallti nga Gjermania.

2- Supersfida ndërmjet Gjermanisë dhe Francës në gjysmëfinalet e Kampionatit Europian, që do të luhet të enjten e 7 korrikut në Marsejë, do të drejtohet nga Nikola Ricoli. Arbitri italian u përzgjodh nga UEFA për të vendosur drejtësi në përballjen delikate, ku do të ndihmohet nga katër bashkëkombas të tij, në rolin e vijërojtësve dhe dy asistentëve të portës, ndërsa slloveni Skomina do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?