Sa shumë klas ka Lewandowski edhe jashtë fushave, dhuron 1 milion euro
Robert Lewandowski po kalon një sezon fantastik te skuadra e Bayernit, por ylli polak ka shumë klas edhe jashtë fushave të blerta. Në kohën kur gjithë bota po përballet me pandeminë Covid-19, sulmuesi polak është kujdesur të jap kontributin e tij.
Futbollisti i Bayern Munich dhe gruaja e tij kanë dhuruar 1 milion euro për të ndihmuar luftën kundër koronavirusit.
“Sot, të gjithë jemi të njohur për situatën e vështirë që na rrethon. Të gjithë luajmë në një skuadër”, ka thënë polaku. Aktualisht, mbi 11 mijë persona kanë ndërruar jetë për shkak të këtij virusi deri më tani.
KOHA JONË SONDAZH

