“Sabiti” feston 12-vjetorin


Është pjesë e ndeshjeve të Kombëtares sonë, figura e Sabitit e shoqëron kudo lojtarët e Kombëtares, kudo që ato shkon. Për plot 12-të vite Sabiti është bërë imazh identifikues për tifozat Kuq e Zi. “Sabiti” është personazhi imagjinar që qëndron në mes të logos se Tifozëve Kuq e Zi, ai shqiptari me muskuj dhe shumë krenar, me një top gjysmë të çarë në duart e tij, ose me një flamur në dorë si në rastin e fotos së sipërme dhe me një qeleshe në kokë.
 
“Sabiti” verën e ardhshme do të jetë në Francë, në qytetin e dashurisë, por jo për ndonjë romancë por kësaj radhe për të bërtitur fortë për Kombëtaren, që do të luajë Europianin e saj të parë. Më 25 dhjetor 2003 u themelua tifogrupi që do t’i qëndronte përkrah Kombëtares shqiptare me emrin “Tifozat Kuq e Zi”. Në 12 vite të ekzistimit të tyre, ata kanë qenë kudo dhe këtë vit janë më të lumtur se kurrë pas kualifikimit të Shqipërisë në finalet e Europainit.
 
Ja mesazhi në facebook i Tifozave Kuq e Zi!
"25.12.2003 – 25.12.2015. 12 vjet nga dita e themelimit të Tifozave Kuq e Zi
Vazhdojmë me të njëjtin pasion dhe dëshirë në përkrahje të dy ngjyrave më të bukur mbi dhe"
 
R.Shtylla
 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?