Sadiku drejt kalimit në Greqi, por problem mbetet vlera e kartonit

Armando Sadiku mund të largohet nga Spanjë në merkaton e verës, për të kaluar në Greqi te skuadra e Arisit. Sipas asaj që shkruan “Gazzetta.gr”, skuadra greke është në një fazë të avancuar tratativash, për të afruar sulmuesin shqiptar në ekipin e tyre.

Sadiku raportohet se është shumë afër arritjes së marrëveshjes me Arisin, i cili mund të jetë klubi i tij i ardhshëm. I vetmi ndërlikim është fakti se Levante kërkon që pasi të kalojë te Arisi të ruajë edhe një përqindje të kartonit të lojtarit, për të cilin pagoi 1 milionë euro për ta afruar 2 vite më parë.

Ekziston edhe mundësia që Sadiku të kalojë në Selanik në formën e huazimit, por Levante nuk ka ndërmend të paguajë më shumë se 100 mijë euro në sezon për rrogën e sulmuesit, i cili përfiton 500 mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?