Sadiku prish kontratën me Levanten, tashmë është futbollist i lirë

Armando Sadiku nga sot është një futbollist i lirë. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ka zgjidhur me marrëveshje kontratën që e mbante të lidhur me Levanten edhe sezonin e ardhshëm. Ai luajti gjatë dy sezoneve të fundit i huazuar te Lugano e së fundmi te Malaga, ndërkohë që tashmë duhet të mendojë për një tjetër destinacion.

Njoftimi i Levantes:

“Levante UD dhe Armando Sadiku kanë arritur marrëveshjen për të ndërprerë kontratën që i mbante të lidhura palët deri më 30 qershor 2021.

Swiss Digital Desktop Reklama

Futbollisti shqiptar arriti te skuadra e Levantes në Janar 2018 nga Legia e Varshavës. Një vit më vonë, ai u bashkua me FC Luganon dhe në shtator 2019 u la me huazim te Málaga CF.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne, nga Levante UD duam t’ju falënderojmë për punën dhe profesionalizmin tuaj si dhe dëshirojmë të keni sukses si profesionalisht ashtu edhe personalisht.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?