Sadiku transferohet te gjiganti turk

Golshënuesi i Shqipërisë në Euro 2016, Armando Sadiku është afër transferimit te ish-kampioni i Turqisë, Galatasaray. Bumet bëjnë me dije se sulmuesi i Zuricut dhe Kombëtares shqiptare,  gjatë këtyre ditëve pritet të transferohet te ish kampioni i Turqisë, Galatasaray. Sulmuesi kuqezi ka arritur një marrëveshje me ekipin e famshëm turk dhe tashmë pritet vetëm konkretizimi i transferimit.

Zurich kërkon të paktën 4 milionë euro nga shitja e Sadikut, në një kohë që pak ditë më parë presidenti i klubit zviceran ka deklaruar se sulmuesi vlen 9.5 milionë euro.

Megjithatë, gazeta mëson se gjatë orëve të fundit ka pasur negociata të avancuara mes përfaqësuesve të dy klubeve dhe është gjetur gjuha e përbashkët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sadiku ka munguar në seancat e ditëve të fundit stërvitore me Zurichun, pasi është nisur me urgjencë drejt Turqisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mendohet se sulmuesi ka kryer edhe testet mjekësore për t’i hapur rrugën transferimit. Nuk dihen ende detajet e kontratës, por gjithsesi në orët në vijim do të mësohet më shumë nëse do të realizohet ky kalim i bujshëm i sulmuesit të Kombëtares në klubin e madh turk.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?