Safet Gjici : Tolerime? Edhe mund të ketë, por kritikat janë të ashpra

Kukësi fitoi 2-1 ndeshjen e fundit në Shkodër dhe mban pas javës së 19-të kreun e Kategorisë Superiore, si një prej ekipeve kryesore pretendente për titull. Por dyshimet për trukime, apo tolerime, pas ndeshjeve të tjera të javës së 19-të në Kategorinë Superiore kanë zbehur garën dhe mund të ndikojnë në pretendimet e verilindorëve, në udhëtimin e tyre drejt objektivit madhor. Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, pranoi se në momente të caktuara mund të ketë edhe tolerime, prandaj kërkon më shumë gjakftohtësi në analizimin e situatave, për të mos shkatërruar një garë që deri me tani ka rezultuar plot rivalitet. – “Nuk di t’iu them nëse ka pasur tolerime, por mendoj se i gjithë opinioni duhet të tregohet më i butë në kritika edhe në ato ndeshje ku mund të ketë ndonjë tolerim,” – shprehet Giici.  Presidenti i nën-kampionëve të edicionit të kaluar, si dhe prefekti i Kukësit,  përgënjeshtroi në mënyrë kategorike spekulimet për një fitore me jo pak hije dyshimi të Kukësit, në Shkodër. –  “Nëse spekulohet se edhe ndeshja e Kukësit në Shkodër se edhe ajo ka qenë e trukuar, atëherë të gjitha ndeshjet duhet të cilësohen të tilla deri në fund. Në Shkodër nuk ka pasur aspak tolerim, madje na është akorduar një 11 metërsh i pa qenë në disfavorin tonë,” – shton Gjici. Pas ndeshjeve të javës së 19-të Kukësi mbetet në krye, i ndjekur nga Skënderbeu i vendit të dytë. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?