Salihi i jep një “ndihmë” Sportingut, për shpartallimin e Skënderbeut

Skënderbeu pëson humbjen më të thellë në ndeshjen e tretë të Europa League. Kampionët e Shqipërisë u mundën 5-1 në Lisbonë nga Sportingu vendas, në një ndeshje ku për 75 min mbetën me 10 lojtarë pasi u ndëshkua Hamdi Salihi me karton të kuq. Në 23’, Hamdi Salihi bën një gabim naiv pasi prek topin me dorë dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Shkodrani lë fushën dhe në 36’, penallti për Sporting.  Jashanica  pengoi nga pas në kufirin e zonës Monteron dhe Akuilani përballë Shehit kalon luzitanët në avantazh. Vetëm 4 minuta më vonë ka sërish penallti për portugezët. Këtë herë është Kristi Vangjeli që në vend të topit prek këmbën e Monteros, i cili fiton këtë 11-metërsh edhe me hedhjen e ekzagjeruar. Montero çon topin në njërën anë dhe Shehin në tjetrën, për 2-0. Edhe pjesa e dytë fillon e vështirë për Skënderbeun që gjithsesi ka rastin ideal për të shënuar në 52’, por Progni, me portën bosh bën më të vështirën duke shtyrë pritjen për golin e parë të Skënderbeut në grupet e Europa League.  Në 64’, Mateus Pereira shndërron një kros për golin e tretë. Goli i katërt vjen në minutën e 69’, nga Tobias Figuiereida. Pesë golat e Sporting kompletohen me një veprim të bukur të Matheis Periera që shënon golin e dytë personal me këtë goditje fluturimthi. Skënderbeu largohet nga Portugalia duke shënuar edhe golin e nderit, me anë të Jashanicas që kërceu me kokë më lart nga të gjithë pas një goditje nga këndi në fund të takimit. Pas kësaj humbje, Skënderbeun e pret sfida kryesore e kampionatit, për javën e 8 të të Superiores pasi luan këtë të dielë me Partizanin.

Sporting CP-Skënderbeu 5-1

Shënues:Aquilani 38’ (11-m), Montero 41’(11-m), Matheus Pereira 64’, 77’, Tobias Figueiredo 70’/ Jashanica 89’

Swiss Digital Desktop Reklama

Sporting CP: Rui Patrício; Silva, Eëerton, Ricardo Esgaio, Tobias Figueiredo; Aquilani (Carvalho 72′), André Martins, Bruno Paulista, Carlos Mané(Gelson Martins 65′), Matheus Pereira; Montero(Slimani 59′). Trajner: Jorge Jesus

Swiss Digital Mobile Reklama

Skënderbeu: Shehi; Arapi, Jashanica, Osmani, Vangjeli; Progni(Latifi 67′), Nimaga(Shkëmbi 66′), Esquerdinha(Abazi 75′), Lilaj, Berisha; Salihi. Trajner: Mirel Josa

 Kartonë të verdhë: Ricardo Esgaio, Carvalho / Salihi, Vangjeli, Progni

Karton i kuq: Salihi 23’

 

Europa League – Grupi H/Sot

Lokomotiv M.-Beshiktash                            1-1

Sporting-Skënderbeu                                  5-1

 

Klasifikimi           N            Gv             P

Lokomotiv M.      3              4             7

Beshiktas           3              1             5

Sporting              3              2            4

Skënderbeu       3              -7            0

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?