Samir Nasri: E refuzova Junajtid në vitin 2011, kurrë nuk kthehem më me Francën

Samir Nasri: E refuzova Junajtid në vitin 2011, kurrë nuk kthehem më me Francën

Mesfushori i Manchester Cityt, Samir Nasri, shprehet se e ka refuzuar ofertën e Manchester Unitedit në vitit 2011. Ylli francez, Samir Nasri, ka zbuluar se kishte rastin t’i bashkohet Manchester Unitedit në vitin 2011, para se të transferohet nga Arsenali te Manchester City. – “Ne u takua me Sir Alex në Paris, në një vend të fshehur për t’i ikur thashethemeve. Por, Një gjë ishte problem. Mu kërkua të luftojë me Arsenalin për tu transferuar,nuk mund ta paramendoja veten duke e bere atë, veçanërisht jo me Arsen Ëenger,” – deklaroi francezi. – “Pas tyre, Manchester City tregoi interes. Mançini më ka thirrur çdo ditë gjatë pushimeve. Unë atëherë e pashë që ata me të vërtetë më duan mua”, thotë ish-lojtari i kombëtares së Francës. Ai shtoi më tej se kurrë nuk do të luajë më me Francën, edhe nëse i bëhet ofertë apo ndryshon trajneri. Kjo për faktin se ai u la jashtë ekipit, në finalet e fundit të Kupës së Botës, Brazil 2014.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?