“Samuel më bëri baba për herë të dytë”, futbollisti i njohur jep lajmin emocionues

Mesfushori i Realit të Madridit, James Rodriguez ka marrë një lajm vërtetë të bukur.

Kolumbiani ka njoftuar se është bërë baba për herë të dytë. Djali i vogël i familjes Rodriguez është quajtur Samuel dhe është fëmija i dytë i kolumbianit pasi Salome lindi në vitin 2013.

“Dua të ndaj me ju një gëzim të pamasëSot Zoti më lejon të bëhem përsëri baba me ardhjen e Samuelit në familjen tonë. Jemi të lumtur në shtëpi me këtë që po përjetojmë këtë moment. Shumë faleminderit për dashurinë, respektin dhe kujdesin tuaj ” shkruan fantazisti në rrjetin social “Instagram”.

Swiss Digital Desktop Reklama

28 vjeçari është aktivizuar thuajse në të gjithë takimet e Realit në këtë sezon, por vetëm në dy prej tyre ka qëndruar në fushë për 90 minuta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?